Mustafa: Qeveria të tregojë nëse do të ulen çmimet pas miratimit të ligjit për çmimet tavan

Arben Mustafa, deputet i PDK-së, ka thënë se Qeveria është arsyetuar se inflacioni në vend po ndodh shkaku i mungesës së Ligjit për çmimet tavan.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ai kërkoi nga qeveria t’i tregojë qytetarëve se a do të ulen çmimet kur të kalojë ky ligj.

“Është shumë kohë e shkurtër për të diskutuar për këtë ligj shumë të rëndësishëm që ndikon në treg. Prej që ka filluar rritja e çmimeve në Kosovë, ju si qeveri jeni arsyetuar se në mungesë të ligjit për çmimet tavan po ndodh kjo. Tani kur e keni sjell në Kuvend këtë ligj, është mirë t’i tregoni qytetarëve se a do të ulen çmimet a jo. Arsyetimi juaj ka qenë se ka inflacion në Kosovë sepse s’ka ligj për çmimet tavan”, u shpreh Mustafa.

Të tjera

Aktuale

Daut Haradinaj: Sigurimi shëndetësor i domosdoshëm

Në seancën e Kuvendit të Kosovës,

Lajme

Bajrami kritikon Qeverinë: Po e ushqeni inflacionin dhe po i blini votat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete