Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se tashmë koha ka filluar numërimin prapa për kalimin e afatit kushtetues për zgjidhjen e presidentit.
Pikërisht për këtë, ajo ka thënë se të martën do të marrë fund pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje, të cilin e ka cilësuar si arrogant.
Sipas saj, kjo shumicë parlamentare nuk është e interesuar t’i japë Kosovës institucione.
“Fatmirësisht, koha ka filluar të numërojë mbrapsht dhe të martën kjo qeveri, ky pushtet, ky regjim, kjo arrogancë do ta marrë fundin. Meqë e hëna është dita përfundimtare për zgjedhjen e presidentit dhe arroganca e tyre tregon që këta nuk janë të interesuar t’i ofrojnë shtetit institucione dita mbrapa që është e martë e sqaron gjithçka dhe do ta dimë edhe datën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Musliu, pas përfundimit të seancës së Kuvendit.
Ajo ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje edhe për Ligjin për Shtetësinë, pas miratimit të tij në Kuvend.
Sipas saj, VV-ja në bashkëpunim me Listën Serbe e miratuan këtë ligj, duke shtuar se i njëjti është i dëmshëm për Kosovën dhe sigurinë e brendshme.
“Si një ligj jashtëzakonisht i dëmshëm për Republikën e Kosovës dhe për sigurinë e brendshme të Republikës së Kosovës dhe siç e pat sot Lëvizja Vetëvendosje në bashkëpunim me Listën Serbe e miratuan këtë ligj. Pra Lista Serbe iu mundësoi që ky ligj të kaloj sot dhe ata e kaluan një ligj jashtëzakonisht të dëmshëm. Mënyra se si sillen ligjet në Kuvendin e Kosovës, pa asnjë kriter, pa asnjë procedurë dhe pa ua dhënë mundësinë deputetëve që t’i shqyrtojnë në mënyrën e duhur, pa pas dëgjime publike dhe pa marrë ekspertizë kjo është një dëm që Kosovës do t’i shkaktojë pasoja jo sot por edhe në të ardhmen.”, ka thënë ajo



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në