Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar kryetarit të Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili sonte deklaroi se është PDK më shumë se krejt anëtarët e këtij subjekti, ndonëse nuk përmendi ndonjë emër specifik.
Megjithatë, Musliu e ka sfiduar ish-ministrin Limaj që të matet se kush është më PDK e kush jo.
”Matemi kur të duash Çelik”, shkroi ajo në Facebook.