Deputetja Ganimete Musliu nga radhët e PDK-së e ka quajtur fjalimin e sotëm të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta si zhgënjyes.
Ajo më tej tha se fjalimi i tij ishte i kotë dhe pa asnjë mesazh unifikues.Musliu më tej ka thënë se edhe në këtë ditë të rëndësishme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk përmendi ushtarët e UÇK-së.
“Vjosa Osmani as sot nuk mundi ta lë pas vetës urrejtjen patologjike për ata që historisë sonë ia dhanë vulën më të ndritur, kurse homologu i saj nga Shqipëria ia mbajti ison Vjosës kur bëri krahasime historike të cilat shkurt dhe shqip nuk janë të sakta. Ilir Meta i krahasoi dy kryehornjtë tone kombëtar, por nuk i krahasoi dy shpallësit e pavarësisë së vendeve tona. Dhe deshëm apo jo shtrohet pyetja:PSE?”, shkroi ajo.
Ajo më tej shtoi se nga Meta pritej më shumë korrektësi, si dhe përmendi faktin që ai i referohej si “ushtarët e lirisë”, por asnjëherë nuk përmendi termin ushtarët e UÇK-së.
“Ilir Meta, deshi apo jo duhet ta din se kur tërheq paralele midis Skenderbeut dhe Adem Jasharit, pendanti i Ismail Qmailit është Hashim Thaçi. Kjo e vërtetë nuk ja mohon dhe as nuk ja shton vlerën askujt. Është thjeshtë një fakt historik.Apo, ndoshta duhet të shëndrrohesh në permendore që politikanët shqiptarë të ta japin hakun?”, shkroi ajo ndër të tjera./Botapress.info/