Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se beson që kandidati i PDK-së për komunën e Skenderajt, Sami Lushtaku, do të fitojë në zgjedhjet lokale.
Ajo thotë se Lushtaku kishte fituar këtë komunë bindshëm pa bërë fushatë fare, ndërsa shton se PDK ka punuar shumë në këtë qytet që ishte i shaktërruar pas lufte.
“Unë të them një gjë, Sami Lushtaku nuk njihet për humbje. Duke pasur parasysh sfidat që ka kaluar, ai është një atdhetar i kalitur. Pasi të jesh kryetar i një treve apo komune që ka qenë tërësisht e shkatëruar nga lufta dhe të ndërtosh gjithcka nga fillimi duhet shumë punë. Kam pasur fatin të punojë me të dhe e di punën e tij dhe vullnetin. Thash edhe një herë, zoti Lushtaku nuk ka qenë asnjë minutë në fushatë dhe kishte arritur të merrte 96% të votave. Mbështetjen që e ka marrë gjatë këtyre ditëve, mendoj që tregojnë” tha ajo.