Pas arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, kishte reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili duke u munduar që VV’në ta gjejë si të pafajshme në këtë mes, tha se për veprimet e tij me gjasë nuk kanë qenë në dijeni as prindërit të tij. E me këtë është tallur analisti politik, Imer Mushkolaj.
Deputeti i VV’së, Adnan Rrustemi në reagimin e tij për Mujecin tha se as prindërit e tij me gjasë nuk paskan qenë në dijeni për të bëmat e tij.
Me këtë reagim është tallur edhe Imer Mushkolaj, i cili ka shkruar “hajde budallaki hajde”
“Keq që nuk iu ka tregu prindërve që po shet drogë. Hajde budallaki hajde”, ka shkruar Mushkolaj.
Postimi i plotë i Rrustemit:
“Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka 205 asamblistë.
Për veprimet e Besnik Mujacit me gjasë nuk kanë ditë as prindërit e tij.
Po opozitarët oportunistë, siç kanë qenë edhe në pushtet, pos me qenë në ekstazë, filluan ta kritikojnë LV dhe Albin Kurtin.
E megjithatë, kjo parti e këtij kryeministri, merr vendime të cilat partitë tjera as nuk guxojnë me i mendu: ajo i përjashton nga partia njerëzit që shkelin ligjin. Ama që e shkelin ligjin, jo që e trillojnë tellallët e opozitës.
Adem Grabovci është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK. Nga sot, Besnik Mujeci as nuk është anëtar i thjeshtë.”/Botapress.info/