Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për sekuencim të vendimit për targat, ku nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të ketë vetëm qortim për pronarët e veturave që do të kenë targa ilegale, nga 21 nëntori deri më 21 janar gjobë, nga 21 janari deri më 21 mars do të ketë targa provuese.
Lidhur me këtë ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, raporton Paparaci. Ai këtë vendim e ka quajtur tërheqje taktike të Albin Kurtit.
“”Tërheqje taktike” e Albinit”, shkruan Mushkolaj në Facebook.
Në një postim të dytë ai ka ironizuar me vendimin.
“Jo Albini s’po i ngon amerikanët. I ngon, i ngon”, shkruan ai.