Komentatori politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar edhe njëherë për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla. Mushkolaj ka kritikuar ashpër njerëzit e pushtetit për krijimin e klimës të përshtatshme që gazetarët të linçohen dhe të sulmohen, shkruan Botapress.info
Mushkolaj ka thënë se partitë në pushtet thuajse çdo ditë i quajnë gazetarët dhe opinonistët si të shitur e ‘bashkëpunëtor të Serbisë’.
Ai tutje ka thënë se këtë klimë të përshtatshme që gazetarët të linçohen dhe sulmohen.
Postimi i plotë:
Njerëz të pushtetit dhe të partisë në pushtet thuajse çdo ditë i quajnë gazetarët dhe opinionistët kritikë “të shitur”, “bashkëpunëtorë të Serbisë”, “të kriminalizuar” etj. Duke përdorur këtë gjuhë, ata krijojnë klimë të përshtatshme që gazetarët të linçohen dhe të sulmohen./Botapress.info/