Deklarata e kryeministrit Albin Kurti pas protestës së pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, analisti Imer Mushkolaj po e quan manipulim.
Kurti pas protestës së FIT: Mbi 200 policë sivjet patën të ardhura më të larta sesa Presidentja
Mushkolaj pyeti se si Kurti po manipulon publikisht kur thotë se janë 203 policë të Kosovës që sivjet patën të ardhura më të larta sesa presidentja e Republikës .
“Po manipulon. Kqyre çka po thotë janë 203 policisë që sivjet patë t ardhura më të lara se të presidentes, po i thotë të ardhurat e presidentes po ia thotë veç pagën bazë 1890, sa i ka të ardhurat Presidentja o zotni, ku i ka mëditjet, ku i shtesat. Pse po manipulon publikisht zotnia qysh. Për policë po thotë se të ardhurat i kanë më të mëdha se presidentja për të po na tregon ve pagën bazë…”, ka thënë Mushkolaj.