Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të MINT- it për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit Klan Kosova.
Ai ka publikuar një fotografi ku shihet një letërnjoftim i Serbisë, i lëshuar në Serbi për qytetarët e Kosovës, ku emri i qytetit është “Kosovska Mitrovica”, pra “Mitrovica e Kosovës”.
Ai ka thënë se qeveria e Albin Kurtit ka lejuar që dhjetëra mijëra qytetarë serbë dhe të tjerë të udhëtojnë me këto letërnjoftime – dokumente që janë kundër kushtetutës së Kosovës dhe agresion në juridiksionin e saj.
“Pushteti dhe militantët e pushtetit i heshtin këto fakte dhe tregohen hipokritë kur, duke e goditur Klan Kosovën, japin leksione se si qenka minuar shtetësia e Kosovës.”