Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon ende debati në lidhje me krizën e rrymës në vend. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka vazhduar me disa “këshilla” për konsum më të vogël të rrymës nga qytetarët.
Ai ka rekomanduar qytetarët të cilët i kanë mundësitë, që për ngrohje të shfrytëzojnë drutë dhe peletin. Ndërkaq ata që nuk kanë mundësi tjera, sipas tij duhet ta shtyejnë konsumin e rrymës pas mesnate.
“Të gjithë duhet ta shtyejnë konsumin pas mesnate kur tarifat janë më të lira”, tha ai.