Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për sot për rritjen në faturat e tatimit në pronë, që nxiti reagime këtë javë. Sipas Muratit, e gjithë kjo i ka rrënjët të një ligj i vitit 2018, që, sic thotë ministri, është miratuar në Qeverinë e Isa Mustafës, kur financat i menaxhonte, Avdullah Hoti, ndërsa Kuvendi e ka aprovuar, kur Qeverinë e kishte marrë Ramush Haradinaj.
Siç thotë Murati në konferencën për media, ligji obligonte që në vitin e pestë të zbatimit, të hyjë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave. Dhe, sipas tij, pjesa më e madhe e rritjes së faturave shkon nga ky tatim
Deputetja britanike: Ky nen i propozimit franko-gjerman më shqetëson
“Këtu duhet të kthehemi tek Ligji që ka qenë në vitin 2018 për Tatimin në pronë. Ky Ligj ishte miratuar nga Qeveria Mustafa, më 4 maj 2017 kur ministër i Financave ka qenë Hoti. Ky Ligj nuk arriti të miratohej në Kuvend dhe të hyjë në fuqi sepse Qeveria kishte rënë, një javë më vonë. I njëjti ligj është proceduar në qeverinë Haradinaj dhe më 26 janar 2018 është publikuar në gazetën zyrtare dhe ka hyrë në fuqi. Ky ligj i ka caktuar disa afate dhe disa kushte që i obligojnë institucionet të respektohen. Ky Ligj sipas nenit 7 ka paraparë që në vitin e 5-të të zbatimit të ligjit të hyjë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave. Prej hyrjes në fuqi kanë filluar të tatimohen edhe tokat sepse njëherë kanë qenë vetëm ndërtesat. Viti 2023 është kur tatimi në toka aplikohet në vlerën 100 për qind, domethënë këtë e obligon ligji. Ky ligj e ka përcaktuar qysh në vitin 2018 se tokat duhet të tatimohen dhe pjesa më e madhe e rritjes së faturave shkon nga ky tatim”, ka thanë Murati.
Ai ka shtuar se arsyeja e dytë e rritjes së faturave në tatimin në pronë ka të bëjë me vlerësimin e pronave rezidenciale dhe shkallën tatimore.
“Arsyeja e dytë ka të bëjë me vlerësimin e pronave rezidenciale dhe shkallën tatimore. Ligji obligon dy palë për vlerësim, obligon Ministrinë e Financave që të bëjë vlerësimin me automatizëm e që me udhëzimin administrativ të nënshkruar në vitin 2018 kur ministër ka qenë Bedri Hamza, rivlerësimi për pronat rezidenciale të bëhet çdo tri vite pas vlerësimit fillestar”, ka thënë ministri.
“Kushti i dytë ka të bëjë me shkallën tatimore që obligon komunat që të përcaktojnë shkallën tatimore sipas nenit 9. Neni 9 thotë se shkallët tatimore përcaktohen për llojet e pronave dhe ka një interval prej 0.15% për qind deri në 1 për qind që komunat mund ta përcaktojnë për të rritur. Meqë një pjesë e madhe e komunave kanë qenë nën pragun ligjor prej 0.15 për qind e kanë pasur të pamundur që të shkojnë më poshtë. Ka pasur disa vërejtje nga tri komunat që janë adresuar. Vlerësimi i ri mundëson një vlerë reale qoftë edhe për vetë qytetarët kur i duhet për ta lënë si hipotekë në bankë ose për çështjen të trashëgimisë”, ka shtuar ai.
Murati ka thënë se ajo që mund të bëjë Qeveria e tanishme është që ta shtojë një dispozitë në ligj ku përfshihet edhe viti aktual për tatim në pronë në mënyrë që t’u lehtësohet barra qytetarëve.