Murati, Bekimi apo Bashkimi: Kush nga familja Jashari po përmendet si kandidat i mundshëm për president?

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pranoi se para dy netësh, ishte në Prekaz.

Siç tha ai, kështu ishte dakorduar me Rifat Jasharin gjatë takimeve për pavarësi. Megjithatë, ai e pranoi se kishte edhe diskutime politike.

Në fakt, vizita e Kurtit në Prekaz vjen pikërisht në kohën kur Kosova po hyn në afatin e fundit për zgjedhjen e presidentit.

Kur po shihet që Albin Kurti nuk ka asnjë dëshirë ta kandidojë Vjosa Osmanin, dikush nga familja Jashari duket se është emri më i pranueshëm.

Tre janë emrat nga familja Jashari që po diskutohen për këtë pozitë: Murat Jashari, Bekim Jashari dhe Bashkim Jashari.

Murat Jashari është profesor i njohur në Fakultetin Juridik, dhe emri i tij ishte përmendur edhe në të kaluarën për këtë pozitë.

Bekim Jashari kishte qenë kryetar i Skënderajt për një mandat.

Kurse, Bashkim Jashari aktualisht është komandant i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Në fakt, siç raportoi Nacionale, pikërisht bisedimet për emrin e presidentit, ishte arsyeja pse Kurti shkoi në Prekaz.

Po, kam qenë mbrëmë te baca Rifat, ku u takuam për festimet e përvjetorit të 18-të. Besuam që do të kemi mundësi të qëndrojmë pak bashkë e të rrimë, sepse s’jemi parë kaherë. Nuk kemi shpesh një mundësi të tillë dhe e kishim lënë të takoheshim. Shkuam atje dhe biseduam për zhvillime politike, për shumë çështje, mirëpo natyrisht që zgjidhja është në mesin e tri subjekteve politike”, tha Kurti.

Kurti e vendosi çështjen e Presidencës në një kornizë më të gjerë politike, duke deklaruar se, sipas tij, asnjë nga tri partitë kryesore – Vetëvendosje Lëvizja Vetëvendosje, PDK dhe LDK – nuk po shtyn përpara një kandidat partiak me “librezë partie”.

“Në njërën anë, ne nuk kemi garuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit me ndonjë emër të përveçëm që kemi thënë se do të jetë kandidati ynë. Pra, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka një anëtar me librezë partie, që synon të bëhet President. Por njësoj vlen për dy partitë e tjera të mëdha e tradicionale, PDK-në dhe LDK-në, që u konfirmua edhe nga takimi i mbrëmshëm që kisha me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën edhe sot me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun”, tha ai.

Sipas tij, vendi qëndron mes dy alternativave: ose të gjendet një emër i vetëm i pranueshëm nga një shumicë cilësore deputetësh, ose të formalizohet një marrëveshje politike mes partive për rrugën institucionale përpara.

“Andaj, në vijim, ose duhet ta gjejmë një emër të përveçëm që na garanton të jenë së paku 2/3 e deputetëve që qëndrojnë në sallë duke përzgjedhur një emër të përveçëm në fletëvotim që e hedhin në kuti më së largu më 4 mars, ose është tjetra, që subjektet politike merren vesh me njëra tjetrën për rrugën përpara”, shtoi Kurti.

Të tjera

Aktuale

Shefja e deputetëve të LDK-së: Jemi të gatshëm për zgjedhje

Shefja e deputetëve të LDk-së, Jehona

Aktuale

Ushtarët italianë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në gjithë Kosovën

Ushtarët italianë të caktuar në Komandën