Mungesa e ujit në trup, apo dehidratimi, mund të ketë një sërë pasojash të pakëndshme, nga ato beninje si luhatjet e humorit e deri te goditjet në tru në disa raste ekstreme.
Është e vështirë të vendosësh rregulla strikte, të përgjithshme për sa ujë na nevojitet, sepse varet nga shumë faktorë, mosha, gjinia, pesha trupore, niveli i aktivitetit fizik, nëse jeni shtatzënë apo ushqeni me gji, nëse keni ndonjë diagnozë.
Teoria që njerëzit ndjekin shpesh është tetë gota ujë ose rreth 1.5 litra në ditë! Nga ana tjetër, Akademia Amerikane e Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë rekomandon që të konsumohen 2.7 litra për femrat dhe 3.7 litra për meshkujt, edhe pse kjo përfshin edhe pirjen e kafesë së zezë, çajit apo ndonjë pije tjetër me bazë uji.
Megjithatë, duke qenë se trupi i njeriut është krijuar për të dërguar një sinjal në tru kur i mungon diçka, ne mund të konkludojmë lehtësisht nëse trupi ynë ka nevojë për ujë, të paktën nëse e dëgjojmë atë.
Megjithatë, nëse jemi mësuar të mos pimë mjaftueshëm ujë ose të shuajmë etjen me lëngje dhe pije të ngjashme, është e mundur të injorojmë disa nga simptomat që trupi ynë po thërret për më shumë ujë.
-Ndjenja e urisë së vazhdueshme mund të ndodhë për shkak të mungesës së ujit në trup, nëse hani sasi normale të ushqimit. Nëse e dini se keni ngrënë mjaftueshëm dhe keni ende dëshirë për ushqim, pini një gotë ujë – kjo duhet të largojë ndjenjën e urisë së rreme.
-Dhimbja e kokës mund të jetë një tjetër simptomë e mungesës së ujit në trup.
-Treguesi më i rëndësishëm se nuk po pini mjaftueshëm lëngje është urina e verdhë e errët. Nëse vëreni se urina juaj është bërë papritur e errët, rrisni sasinë e ujit të pastër (pra uji që pini përmes pijeve si çaji, kafeja etj.) që pini në 1,5 deri në 2 litra në ditë!
Tre shenjat kryesore që tregojnë se nuk po pini mjaftueshëm ujë
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person