𝗟𝗮𝗷𝗺𝗶 𝗶 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁: SHBA-ja e Britania i japin goditjen e fuqishme Rusisë
“Ne padyshim e marrim shumë seriozisht kur ai sinjalizon në këtë mënyrë,” tha Haines. “Por ne mendojmë se ai në mënyrë efektive po sinjalizon, se po përpiqet të pengojë” NATO-n nga përfshirja në konfliktin në Ukrainë, tha ajo gjatë dëshmisë para Komitetit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve. “Ky ka qenë qëllimi i tij kryesor për ta bërë këtë.”
Haines tha gjithashtu se njoftimi rus se forcat strategjike ruse do të vendoseshin në “status special alarmi” nuk i referohej një “termi teknik siç e kuptojmë ne brenda sistemit të tyre”.
Komuniteti i inteligjencës ka ndjekur nga afër çdo lëvizje strategjike ruse, tha Haines, por “ne nuk po shohim diçka në këtë fazë që tregon se ai po bën diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në të kaluarën”./Botapress.info/