Mundësi për temperatura rekorde ditëve të ardhshme, mbi 40C

Mendimi për motin – 24.07.2025

Mot ekstrem i nxehtë po parashihet ditëve të ardhshme të mbretëroj në vendin tonë. Ditën e premtë kryesisht me diell, temperaturat maksimale shkojnë deri në 38C e 39C, në nivel vendi, derisa lokalisht mund të shënojnë vlera mbi 40C. Përreth zonave malore pasdite do të ketë zhvillime të vransirave lokale, që nuk përjashtohet mundësia të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Frynë erë perëndimore e veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s. Temperaturat minimale mbesin mbi 20C, duke regjistruar natë tropike.

E shtuna, pritet të jetë dita më e nxehtë me maksimale deri në 39C e 40C, madje në disa zona të kalojnë vlera mbi 40C. Pasdite me zhvillime të vransirave përreth zonave malore, mund të priten rrebeshe shiu e bubullimë, që mund të shtrihen në pjesë tjera të vendit. Rrebeshe shiu mund të vazhdojnë orëve të para të ditës së diel, ndërkohë që temperaturat zbresin deri në 33C e 35C. Trendi i rënies së temperaturave vazhdon ditëve të para të javës vijuese, në 29C e 26C, me mundësi për rrebeshe shiu ditën e martë. Gjasa për netë tropike shfaqen në këto ditë të nxehta, me minimale që nuk zbresin nën 20C. Mirëpo javën e ardhshme minimalet zbresin në 14C e 15C. Erërat frynë kryesisht nga perëndimi e jugperëndimi të lehta dhe mesatare 5-12m/s. Nga e hëna ndryshojnë drejtimin në veriore.

Të tjera

Aktuale

Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë

Kreu në detyrë i Qeverisë së

Ekskluzive Lajme

Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli

Kandidati i LDK-së për deputet në

Aktuale

Kurti takon kongresistët amerikanë

Kryeministri në detyrë i Republikës së