Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është duke shqyrtuar kërkesat e operatorëve energjetikë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2026. KOSTT, KEDS dhe KESCO kanë aplikuar për rritje prej 18%, duke kërkuar që të hyrat e lejuara maksimale të arrijnë në rreth 863 milionë euro, krahasuar me rreth 730 milionë euro sa ishin vitin e kaluar.
Lidhur me këtë mundësi shtrenjtimi, drejtori i Dhomës së Tregtisë, Kushtrim Ahmeti, ka kërkuar që institucionet të ndërmarrin masa për të lehtësuar barrën mbi qytetarët dhe bizneset.
Ai ka propozuar heqjen e TVSH-së prej 10% për produktet esenciale, si dhe largimin e taksës fikse në faturat e energjisë elektrike.
“Të hiqet TVSH prej 10% në produktet esenciale, të hiqet taksa në faturën e rrymës – ndoshta do ta balanconte sadopak këtë shtrenjtim të rrymës. Ne paguajmë taksë vetëm pse është ora e rrymës e vendosur”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas tij, rritja e çmimit të energjisë dhe liberalizimi i tregut energjetik janë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e inflacionit në vend, i cili sipas të dhënave të fundit ka arritur në 5.8 për qind. /Rtv21



Të tjera
Lajme Opinione
Harry Bajraktari: Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë investimet amerikane në trojet shqiptare
Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë
Showbiz
Alba lajmërohet nga Indonezia, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje provokuese
Alba Vukaj është një ndër femrat
Showbiz
Londrimi publikon këngën “My Baby”, në klip Dolce me skena “hot”
Fituesi i edicionit të katërt të