Anëtari i kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, mohon zërat se ka negociata të fshehura me LVV-në për koalicion për formimin e Qeverisë së re.
Sipas tij, nuk ka asnjë lloj bisedimet me LVV-në për këtë çështje.
Në një përgjigje për rtv21 Muhaxheri thotë se LDK-ja e kishte dhënë opsionin e saj për Qeveri tranzitore unifikuese, por kjo ide nuk ishte përkrahur nga Kurti.
‘’Jo, jo, nuk ka, e as nuk ka me pas negociata me LVV-në. Nuk ka preferenca për koalicion. Ne e kemi dhënë opsionin tonë për Qeveri tranzicioni, Kurti nuk ka dashur, tash është vonë”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Pezullohet drejtori i një shkolle në komunën e Gjakovës, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka