Analisti dhe njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me situatën e rënduar ekonomike në vend. Ai ka ngritur shqetësimin për ndikimin negativ që, sipas tij, po shkakton rritja e çmimeve, veçanërisht e energjisë elektrike, e cila është shtrenjtuar për herë të tretë që nga viti 2021.
Muharremi ka theksuar se është shumë më e arsyeshme të bojkotohet një parti politike sesa të lejohet dëmtimi i ekonomisë së vendit dhe bizneseve vendore
100 herë më mirë është të bojkotohet një parti politike sesa ekonomia e vendit – ata që e mbajnë këtë shtet gjallë. Një parti që godet bizneset vendore dhe ekonominë është modeli më i keq i mundshëm. Dështimet në qeverisje dhe në formimin e institucioneve publike nuk mund të mbulohen me dogma nacionaliste që tashmë u ka kaluar koha,” ka shkruar ai.



Të tjera
Aktuale
Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu është
Lajme
Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq
Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet
Aktuale
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shtetit
Edward P. Joseph, ish-zyrtar amerikan dhe