Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025 kemi importu €105,291,719 energji elektrik
Qikjo shumë përbën 91.75% të gjithë importit të vitit 2024, që ishte €114,779,303.
-Janar: €54,970,268
-Shkurt: €2,035,680
-Mars: €48,285,771
Gjithsejt: €105,291,719
Pyetja shtrohet, çka po ndodh me sistemin tonë energjetik?
A ka dështim në prodhim vendor, apo a ka diçka tjetër që nuk po e kuptojmë?
Dikush duhet me dalë me sqarime, sidomos ata që e kanë menaxhu sektorin e energjisë! Nuk është normale që për vetëm 3 muaj të importojmë pothuajse krejt sa krejt viti i kaluar.
Keqmenaxhimi i sistemit nuk guxon me u pagu nga qytetarët e as nga bizneset!
Nuk është normale që familjet me u varfëru e prodhuesit me u dobësu për shkak të vendimeve të gabuara të atyre që janë në majë të institucioneve.



Të tjera
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në
Uncategorized
Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë
53-vjeçarja që u aksidentua këtë të
Uncategorized
Familja e Shpat Kasapit me reagim publik pas humbjes së parakohshme të artistit
Komuniteti artistik shqiptar u trondit ditët