Këngëtarja më famë botërore, Shakira në fillim të këtij viti është përballur me tradhtin e bashkëshortit të saj futbollistit, Pique.
Pas këtij “skandali” dyshja ka qenë në vëmendje të publikut për marrëdhënien e tyre.
Por këngëtarja kësaj radhe ka ndryshuar trendin, ajo është shumë përfolur për këngën e re “Acrostico”, pjesë e të cilës ishin edhe dy fëmijët e saj dhe të futbollistit.
Përfshirja e dy fëmijëve ka shkaktuar mjaft bujë dhe polemika edhe te fansat e artistes së famshme, të cilët mendojnë se ata nuk duhet të shfaqeshin në klip.
Por nuk është e vetmja polemikë që ka lindur rreth “Acrostico” pasi është thënë që Paula Matheus e ka akuzuar që ngjason shumë me këngën e saj “Te dije la verdad”.
“Dyshoj se Shakira ka bërë plagjiaturë. Janë gjëra që ndodhin në muzikë ndonjëherë që janë rastësi (e imagjinoj)”, ka thënë Mattheus.
Më pas, në një rrëfim tjetër, këngëtarja vuri në dukje se “është e vërtetë që duken njësoj” dhe përfundoi me “por kjo është një gjë e mirë”.
Nuk është hera e parë që kolumbianja akuzohet për plagjiaturë, kjo ka ndodhur së fundmi me këngën që ka bërë me Bizarrap në të cilën thuhej se kishte shumë ngjashmëri me “Solo tu” të Briellas./Botapress.info/