Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj është përplasur me deputeten e LVV-së, Mirlinda Tishukaj Sadiku. Kësaj të fundit, Qalaj i tha “mshele”, gjatë kohës kur debatohej për rezervat shtetërore.
Qalaj e ka pyetur ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për rezervat shtetërore, por për këtë ajo i tha se është sekret shtetëror dhe nuk i lejohet të flasë. Rozeta Hajdari po ashtu tha se Qalaj po shpif, për çka ka ndërhyrë edhe deputetja Mirlinda Tishukaj Sadiku.
Ja sa herë ka folur Mimoza Kusari me Radojiçiqin – Del pjesa e dytë e përgjimit Kusari-Simiq
Kësaj të fundit iu drejtua me fjalën “mshele”, deputeti Rashit Qalaj.
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, po shqyrtohet Raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MINT për vitin 2022./Botapress.info/