Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat Anti-COVID gjatë festave të fundvitit dhe gjatë tërë pandemisë, shkruan Gazeta Botapress.
Nga kjo ministri kanë kërkuar nga qytetarët që të planifikojnë mëherët blerjet me qëllim që të shmangin turmat dhe grumbullimet e panevojshme. MSH ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë shëndetshëm.
“Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë. Planifikoni më herët blerjet me qëllim që të shmangni turmat dhe grumbullimet e panevojshme. Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm”, është thënë nga MSH.
Më poshtë njoftimi i plotë nga ta. /Botapress.info/