MPJD paralajmëron qytetarët: Verifikoni dokumentet para udhëtimit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar të gjithë bashkatdhetarët për kushtet që lidhen me udhëtimin drejt Kosovës me dokumente me afat të skaduar, përmes transportit rrugor.

Sipas njoftimit disa shtete gjatë tranzitit kërkojnë dokumente të vlefshme udhëtimi, pa përjashtim.

“Udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e këtyre shteteve, pavarësisht nga praktikat e vendit ku nis udhëtimi. Duke iu referuar rasteve të fundit të paraqitura gjatë kalimeve tranzit, veçanërisht nëpër territorin e Italisë, theksojmë nevojën që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat për dokumentacion për secilin vend që kalojnë gjatë udhëtimit të tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim MPJ-ja lut qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë.

“Në raste pasigurie, ju ftojmë të kontaktoni misionet tona diplomatike dhe konsullore për udhëzime shtesë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të tjera

Aktuale

Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë

Kreu në detyrë i Qeverisë së

Ekskluzive Lajme

Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli

Kandidati i LDK-së për deputet në

Aktuale

Kurti takon kongresistët amerikanë

Kryeministri në detyrë i Republikës së