Ministria e Punëve të Jashtme ka nënshkruar kontratë me “AS TRAVEL CLUB” SH.P.K., për shërbime të transportit ajror, transmeton IndeksOnline.
Ndonëse në njoftimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e kontratës, vlera e saj është 741 mijë euro.
Kontrata është nënshkruar të premten ndërsa e njëjta është futur menjëherë në realizim.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2023/09/123-1.jpg)
Ditë më parë edhe Qeveria e Kosovës kishte ndarë 241 mijë e 298 euro për bileta aeroplani për një periudhë tre vjeçare.
Këtë kontratë e kishte fituar grupi i operatorëve ekonomik “Prime Tours&Travel SH.P.K dhe Airvoyage SH.P.K