Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë. Herë pas here lokalisht mund të ketë reshje të dobëta atmosferike, kryesisht në zona të izoluara. Reshjet do të jenë të pakta dhe vende-vende parashihen edhe intervale kohore me diell.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 minimalja deri në 11 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell dhe reshje të pakta lokale. Më shumë intervale kohore me diell priten në shumë vise të Shqipërisë dhe disa vise të Maqedonisë së Veriut. Reshje bore priten në veri të Malit të Zi.
Moti ngjashëm pritet të mbajë edhe në fillim të javës së re. Të hënën me vranësira e reshje të pakta dhe të izoluara, ndërsa të martën dendësim i vranësirave dhe pritet të fillojnë reshje të reja lokale shiu e në viset kodrinore-malore reshje shqote e bore. Ka gjasa që reshje shqote e bore të ketë edhe në disa ultësira të Kosovës orëve të mbrëmjes.
Intensifikim të reshjeve presim të mërkurën sidomos orëve të vonshme./MeteoBallkan



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në