Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, me diell dhe vranësira lokale. Erërat do të fillojnë të fuqizohen gradualisht në disa rajone dhe po ashtu edhe vranësirat të shpeshtohen. Temperaturat nga 12 minimalja deri në 30 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e mërkura sjellë mot me diell dhe shtim gradual, lokal të vranësirave. Pasdite vonë apo vonë në mbrëmje pritet që në veriperëndim të Shqipërisë të ketë vetëtima, bubullimë dhe rrebeshe lokale shiu të cilat gjatë natës mund të përhapen edhe në disa zona tjera bregdetare.

Temperaturat edhe nesër do të jenë të larta.

Të enjten ende ngrohtë, me rënie të lehta të temperaturave. Pasdite vetëm në disa lokacione priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Nga e Premtja pasdite mot gjithnjë e më jo-stabil e më i freskët. Gjithnjë më shumë vranësira dhe reshje lokale shiu./MeteoBallkan

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive