Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, paradite kryesisht me diell dhe vranësira lokale, ndërsa pasdite vonë pritet destabilizim i fuqishëm i atmosferës. Pritet të ketë zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Vende-vende priten rrebeshe mjaft intensive, mundësi për breshrë dhe shkarkesa të fuqishme elektrike sidomos pasdite vonë dhe në mbrëmje.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Mërkurën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Vranësirat pritet të marrin karakter zhvillim duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nga e Enjtja na pret mot me diell dhe vranësira lokale. Nganjëherë lokalisht priten zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Fundjava kryesisht me diell dhe stabile, por pak më e freskët./MeteoBallkan



Të tjera
Lajme
Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë
Aktuale
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike
Lajme Opinione
Janina Ymeri ia kujton Kurtit parollën e tij të dikurshme: ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu…”
Deputetja e zgjedhur e LDK-se Janina