Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën, duke njoftuar për kushte të ndryshueshme gjatë të shtunës dhe të dielës.
Sipas IHK-së, e shtuna do të jetë me vranësira të shumta dhe intervale të shkurtra me diell, ndërsa në disa zona priten riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga 5°C deri në 10°C. Era do të fryjë nga verilindja me intensitet të lehtë deri mesatar.
Të dielën, moti do të mbetet kryesisht i vranët, me periudha të herëpashershme me diell dhe mundësi për reshje të lehta shiu lokalisht.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa minimalet nga -1°C deri në 1°C. Era do të vazhdojë të fryjë kryesisht nga verilindja me intensitet të lehtë deri mesatar.



Të tjera
Lajme Opinione
Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri
Albin Kurti është modeli i
Lajme
Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive