Mot më i ftohtë po parashihet për ditën e shtunë, kryesisht me vranësira.
Orëve të para të ditës priten kushte për reshje të pakta shiu, apo dhe dëbore me rënie të temperaturës
Fryn erë e ftohtë, mesatare, nga veriu e verilindja 6-12m/s. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 4C, e ato maksimale shkojnë deri në 3C e 6C.
Ditën e diel po pritet të ketë më shumë intervale me diell dhe një rritje të përkohshme të temperaturës maksimale deri në 7C. Të hënën ftohtë, kryesisht me vranësira, e mundësi për reshje të pakta dëbore kohë pas kohe, vetëm 2C maksimalja. Nga e marta vranësirat shpërndahen por mbetet ftohtë. Minimalet mund të zbresin deri në -6C, e maksimalet gradualisht rriten në 3C e 5C. Erëra frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të hënën me hove deri në 10m/s.
Cilësia e ajrit pritet të përmirësohet ditëve të ardhshme me qarkullimin më të mirë ajror që pritet të kemi. Indeksi zbret dhe në vlera të pranueshme e të mira, me ngjyrë të gjelbër.
Vetëm orëve të mbrëmjes, me qetësimin e erërave vende-vende koncentrimet e ndotësve ajror mund të shënojnë rritje, e indeksi të kaloj në vlera të dobëta