Mot kryesisht me diell do të mbizotërojë në vend ditën e shtunë. Kalojnë kohë pas kohe vranësira, kryesisht shtresore të larta.
Fryn erë mesatare veriore e verilindore 4-9m/s.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 12C e 15C, derisa ato maksimale arrijnë vlera prej 28C e 31C.
Mot kryesisht me diell dhe i nxehtë mbetet përgjatë ditës së diel. Orëve të mëngjesit luginave të lumenjve, shfaqen kushte për mjegull apo mjegullinë.
Mot relativisht stabil po parashihet edhe ditëve të para të javës vijuese. Do të ketë më shumë intervale me diell. Kalojnë herë pas here vranësira, derisa përreth zonave malore nuk duhet përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu orëve të pasdites.
Temperaturat shkojnë deri në 28C e 32C. Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 14C. Fryjnë erëra kryesisht nga krahu verior të lehta dhe mesatare, 2-6m/s./MendimipërMotin/



Të tjera
Lajme
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Një person është lënduar si pasojë
Aktuale
Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot
Lajme
Aksident në Hajvali, përfshihen një kombi për fëmijë dhe disa motoristë
Një aksident trafiku ka ndodhur para