Mot më i ngrohtë, me kthjellime e diell po parashihet këtë fundjavë të parë nëntori. Orëve të mëngjesit, përgjatë luginave të lumenjve paraqiten kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës, që deri nga mesdita largohet.
Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C. Ditën po mbetet mot i ngrohtë, me maksimale deri në 20C e 22C. Kryesisht dominojnë qetësitë, me erë të lehtë gjatë ditës 1-3m/s.
Temperatura të larta mbeten ditën e hënë, prej 19C e 20C, mirëpo ditën vranësirat shtohen, e përgjatë mbrëmjes rrebeshe shiu përfshinë vendin, që vazhdojnë natën me kalimin në ditën e martë.
Të martën vranësirat largohen, mirëpo në aspektin termik temperaturat zbresin deri në 12C. Nga dita e mërkurë parashihet mot kryesisht i kthjellët, me një rritje të lehtë të temperaturës maksimale deri në 14C e 15C. Mirëpo minimalet zbresin deri në 0C.
Erërat fryjnë të lehta ditën e diel, nga krahu jugor, derisa të hënën mbrëma, ndryshojnë drejtimin në verilindje e frynë me hove deri në 10m/s.



Të tjera
Lajme
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Sot parashikohet të mbajë mot me
Aktuale
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike