Mostrat për analizë toksikologjike të Agon Zejnullahut janë dërguar jashtë vendit, për shkak të mosfunksionimit të Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ato janë dërguar të mërkurën në Maqedoninë e Veriut, raporton televizioni Tëvë1.
Analizat pritet të dëshmojnë për praninë e sasisë së alkoolit apo drogave që kanë mundur të jenë në trupin e 27-vjeçarit, i cili vdiq të hënën në orët e para të mëngjesit.
Gjaku është mostra kryesore e analizës toksikologjike.
Të hënën, në njoftimin e parë, Policia e Kosovës tha se Zejnullahu dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit duke sulmuar automjete e kalimtarë kur u ndalua nga zyrtarët policorë.
Pamjet e publikuara në media, të incizuara nga dëshmitarët e rastit, tregojnë për dhunë joproporcionale të përdorur nga pesë zyrtarë policorë gjatë intervenimit për ta vënë në kontroll qytetarin.
Më vonë atë ditë, pra të hënën, Inspektorati Policor i Kosovës bëri të ditur për arrestimin e pesë zyrtarëve të përfshirë në rast. Pesë zyrtarët policorë ndodhen ende në ndalim policor.
Rasti ndodhet nën hetime nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në