Turizimi në Shqipëri ka qenë në qendër të debateve dhe në këtë aspekt nuk kanë munguar kritikat në lidhje e çmimet e larta dhe sjelljet ndaj turistëve nga Kosova.
E në lidhje me këtë, një lexues i gazetës i ka paralajmëruar turistët nga Kosova, që të mos shkojnë për pushime në Vlorë.
Ai tha se përveç çmimeve të larta, komuna e Vlorës ka djegur mbeturina, ku është përhapur tym i bardhë, me që rast janë lëshuar helme toksike.
“Ju lajmëroj të gjithë turistët nga Kosova që mos të shkojnë për pushime në plazhin e Vlorës. Ishim në Vlorë për pushime, Bashkësia e Vlorës kishte djegur mbeturinat në ajër, ishte përhapur një tym i bardhë, i cili kishte helme toksike dhe mjeku që ishte me familje për pushime e ka konstatuar se dy fëmijët e vegjël gjatë të vjellurit janë helmuar. Mirëpo, pas kontrollës dhe medicinës, iu evitua rreziku nga helmimi. Njëkohësisht, edhe çmimet ishin të larta për pushuesit!”, tha lexuesi.



Të tjera
Aktuale
Paga e 13-të do të ‘shkrihet’ nga çmimet e larta
Paga e 13-të, që do të
Aktuale
Drejtoria kundër Krimit të Organizuar zbarkon në Prizren
Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të
Lajme Opinione
Bajrami: Ka ardhur koha t’i themi stop arrogancës që shtetin e konsideron lodër argëtimi
Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës,