Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në QKUK. Një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë mëngjesin e së premtes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi është ndjerë e frikësuar nga bashkëshorti i saj i cili i ka shkuar në vendin e punës dhe ia ka kufizuar lëvizjen.
Indeksonline ka siguruar momentin kur zjarrfikësit shpëtuan gruan në fjalë.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurinë e ankueses, ndërkaq ka neutralizuar veprimet e të dyshuarit.
Mirlina Qyqalla zëdhënëse e QKUK-së, ka konfirmuar se institucioni ka marrë menjëvherë masat emergjente.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se në orët e hershme të mëngjesit, është njoftuar për një incident, brenda hapësirave të klinikave. Menjeherë janë ndërmarrë masat emergjente nga institucioni, eshte njoftuar edhe Policia e Kosovës. Pas masave të ndërmarra rasti është izoluar dhe nuk paraqet rrezik”, thuhet në përgjigje.