Profesori dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Sadri Ramabaja ka lëshuar sonte studion në mënyrë demonstrative, pas një përplasjeje të ashpër që eskaloi në fyerje me gazetarin Parim Olluri.
Mbylle gojën, rrugaç!” – Ramabaja lëshon studion pas përplasjes së ashpër me Ollurin
Duke debatuar gjatë emisionit, Rambaja deklaroi se Dosjen Pronto ishte publikuar me urdhrin e vetë ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Olluri reagoi ashpër ndaj tij pas kësaj deklarate, duke i thënë se po gënjen.
Po rren sa je i madh”, iu drejtuar Olluri Ramabajës.
Ndërkaq, Rambaja e quajtur rrugaç Ollurin.
“Ose ky ose unë. Nuk rri me ksi rrugaça. Mos më thirr kurrë më me këso”, reagoi ai.
Ndërsa, Olluri iu kthye duke i thënë që të dalë jashtë.
“Çohu dil jashtë. Mbylle gojën”, iu drejtua Olluri.
Pas përplasjes, Ramabaja u zgjua në këmbë dhe la studion, duke thënë se më nuk do të pranojë të jetë në njëjtin emision me Ollurin.