Kuvendi i Kosovës sot votoi kundër tërheqjes së Trustit prej 30 përqind. Prej 101 deputetëve në sallë, 97 votuan. Derisa, prej tyre 42 vota ishin për, 55 vota kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim.
Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, përveç që votoi kundër, u përkujdes që ta konfirmonte se kush nga partia e saj po voton pro tërheqjes së kursimeve pensionale.
Përmes pamjeve nga seanca e ditës së sotme, Kusari – Lila shihet e kthyer në drejtim të deputetëve. I inspekton ata.
![](https://insajderi.org/wp-content/uploads/2023/01/image-339.png)
Prej radhëve të Vetëvendosjes ishte vetëm deputeti Fatmir Humolli ai që votoi pro tërheqjes së trustit.
Ndryshe, në vitin 2020, pas krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID-19, Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, që u ka mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, gjatë kohës sa kanë punuar.
Nga të dhënat e Fondit për Kursime Pensionale, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427 mijë e 371 kontribues. /Botapress.info/