Një familjare e gruas që kishte shoqëruar Hamide Magashin për të dalë dhe për të blerë bukë ka rrëfyer për T7 momentet para se të ndodhte vrasja.
Lajmi i fundit: Protestuesit hedhin mjete zjarrëvenëse në objektin e Qeverisë
Siç ka thënë ajo për T7, pasi kishin dalë jashtë për t’u nisur drejt vendit ku kishin planifikuar që të blenin bukë, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë e kanë takuar Sokol Halilin.
Familjarja e gruas qe po e shoqëronte Hamide Magashin ka zbuluar edhe bisedën që kanë pasur mes vete në momentin kur Hamide Magashi e ka vërejtur në oborr ish-burrin e saj.
“Janë dalë të dyja me ble bukë, kanë thanë hajt se po shkojna bashkë deri në Interex. Ai koka ardhë me bisedu me këtë gruan. I ka thanë ajo qe burri jem, ish-burri jem. Ja ka bo po ani fol edhe largohet si në distancë. Si ma knej largohet. Qysh tha kjo ai u përkulë në dy gjunjët edhe kumedit çka i ka thanë edhe i ka mshu” ./Botapress.info/