Në maj të vitit 2017, ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku kishte marrë pjesë në një diskutim në Universitetin e Denverit bashkë me diplomatin amerikan, Christopher Hill, i cili tashmë mban pozitën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.
Në këtë organizim, kishte pasur një përplasje në mes të një aktivisteje që po dëgjonte diskutimet dhe ambasadores Çitaku, shkruan Gazeta Botapress.
Siç shkruan The Nation Report, bëhet fjalë për aktivisten Blerta Avdili, e cila i kishte reaguar ambasadores Çitaku për rastin e vdekjes së Astrit Deharit në qendrën e paraburgimit në Prizren.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot_1-150-885x600.png)
Pas një diskutimi të tillë, Avdili kishte hedhur vezë në drejtim të Çitakut, dhe më pas kishte dalë përjashta e shoqëruar nga një polic.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot_2-55-900x600.png)