Pamjet e momentit të tmerrit kur një avion pasagjerësh i linjave Ryanair ulet me përplasje pas dështimit të rrotave në aeroportin irlandez të Dublin, tashmë janë publikuar.
Gjendja e emergjencës u shpall pas uljes së ashpër të avionit teksa zyrtarët deklaruan se mjeti kishte pësuar “një problem të vogël” me pajisjet e uljes.
Në videot e shpërndara shihen xixat e lëshuara gjatë fërkimit të trupit të avionit me asfaltin prej mungesës së rrotës së parë.
Kompania Ryanair tha se avioni kishte pësuar vetëm “probleme të vogla teknike” në mjetet e uljes afër hundës së tij.