Ai iu drejtua qytetarëve dhe aktivistëve të cilët sipas tij, kanë mbushur sheshet me protesta dhe bllokime kundër Asociacionit, e që besuan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e zbaton apo formon Asociacionin.
Sipas Molliqajt, “ora kritike po vjen, marrëveshja që na pret në Bruksel është pa njohje dhe me Asociacion në qendër; aty është orari dhe mënyra e zbatimit”.
“Askush nuk ka mandat për Asociacionin. Rezistenca ishte shoqërore. Nuk jemi angazhuar për t’i ndërruar fytyrat që e zbatojnë Asociacionin. Nese ka ndodhur që pushteti është tjetërsuar aq pakthyeshëm, atëherë zgjedhje ose referendum. Përndryshe, protesta në rrugë. Kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit”, shkroi ai në Facebook.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq aktualisht janë në Bruksel, për të diskutuar rreth propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.
Pas pak, pritet një takim i përbashkët mes zyrtarëve evropianë dhe liderëve të të dyja shteteve./Botapress.info/