Demi Rose gjithmonë guxon me fotot apo videot që publikon në profilet e saj në rrjetet sociale.
Ajo sigurohet që sapo të bëjë një postim e gjithë vëmendja të kthehet tek ajo.
Modelja e faqes për të rritur, “OnlyFans”, i ka lënë pak vend imagjinatës me fotot e publikuara në “Instagram”.
Ajo shfaqet e ulur pranë një tryeze mëngjesi dhe mban veshur vetëm një rrobdeshambër, i cili i tregon gjoksin më shumë seç duhet.
Në një mjedis me gjethe tropikale me pamje nga malet dhe jashtë hotelit të saj luksoz, ylli u shfaq shumë joshëse teksa kafshonte një luleshtrydhe dhe pinte kafenë.
“Një pjesë e vogël e parajsës”, ka shkruar 27-vjeçarja bashkëngjitur me fotot që menjëherë kanë marrë miliona pëlqime.
E jo vetëm kaq, pasi shumë ndjekës janë ofruar që të konsumojnë mëngjesin së bashku.
Madje miliona ndjekësit e saj e kanë cilësuar atë edhe si “vajzën më seksi në botë”.
Shiko foton: