Liverpooli mori një fitore tejet të vështirë me rezultat 3-2 pasditen e së dielës në udhëtim ndaj Southamptonit për t’u konfirmuar si lider i Ligës Premier.
Një prej më meritorëve për këtë sukses të tyre është padyshim Mohamed Salah i cili në këtë takim ishte autor i dy golave të shënuar.
Përveç tri pikëve të fituara, këta dy gola të shënuar ishin të rëndësisë së veçantë për egjiptianin, pasi ai iu bashkua dy legjendave Ian Rush dhe Roger Hunt në një rekord të veçantë.
Salah tashmë ka kapur shifrën e 100 golave për Liverpoolin në ndeshjet si mysafir në të gjitha garat, duke e çuar në 223 totalin e golave të shënuar në vetëm 367 ndeshje të luajtura.
Për krahasim, Ian Rush mban rekordin e klubit me 161 gola të shënuar si mysafir, teksa Roger Hunt ka 112 sosh.
Me statistika të mira ai është paraqitur edhe në Ligën e Kampionëve, aty ku në katër xhiro ka arritur të shënojë një gol dhe të asistojë në katër të tjerë.



Të tjera
Lajme
Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait
Porti më i madh dhe qendra
Aktuale
Trump: SHBA po godet Iranin me gjithë fuqinë! Nuk e dimë nëse Mojtaba Khamenei është gjallë
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të
Aktuale
Ligji për Automjetet dhe të Huajt, policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen
Ka nisur zbatimi i plotë i