E ‘famshja’ Flaka Surroi më në fund ka disa ankesa për qeverinë udhëheqëse. Ajo si duket ka filluar të dëshpërohet me qeverinë Kurti, ku znj.Surroi nuk ka qenë e njohur për ndonjë ankesë që i është drejtuar qeverisë Kurti, por kësaj here si duket i është bërë boll.
Përmes një statusi në Facebook, zonja në fjalë ka tri pyetje që shihet të jenë shkruar me shumë mllef për ministrin Hekuran Muratin.
Dhe krejt në fund, mos ta harrojmë të cekim se znj.Surroi nuk qenka friends me ministrin në fjalë, pasi ka kërkuar të ia bëjë dikush tag e që edhe kjo duket të jetë mjaftë e çuditshme!
Postimi i plotë:
Tri pyetje për Hekuran Muratin:
1. A dini të na tregoni se sa para i mbani të bllokuara dhe nuk i fusni në qarkullim?
2. A është strategji e kësaj Qeverie që t’i falimentojë firmat private që nuk mund t’i kryejnë obligimet për shkak se janë futur në qark vicioz, sepse ju i mbani paratë e mbyllura nuk e dimë ku?
3. A do ta ndalni zhvatjen që na e bëjnë bankat komerciale duke na marrë provizion bash për gjithçka?
Meqë nuk e kam mik, e kisha lutur dikë t’ia bëjë tag. Flm