Sa do të jenë pra të famshme bebet e vegjetarianëve?
Shumë prindër nuk u japin mish bebeve nga arsyet kulturore apo për shkak të problemeve me alergjinë. Mirëpo a është mençuri të bësh vegjetarianin nga foshnja dhe sa mund të ndikojë kjo në shëndetin e bebes suaj?
Sido që të vendosni që ta ushqeni beben tuaj, jeni të obliguar që të mos e rrezikoni shëndetin e saj.
– Nëse nëna vendos që fëmija i saj duhet të ushqehet me ushqim vegjetarian, atëherë patjetër duhet të kujdeset për ushqimin me qumësht gjiri.
Qumështi është ushqimi kryesor për të sapolindurin dhe çdo gjë që i jepni fëmijës suaj në vitin e parë nga artikujt ushqimorë është vetëm për të provuar shijen – thotë dr. Ellie Cannon.
Krahas ushqimit me qumësht gjiri, beben vegjetariane është e domosdoshme ta ushqeni me artikuj të cilët mund të kompensojnë energjinë, mirëpo edhe t’i shtoni yndyra esenciale, të cilat do ta avancojnë zhvillimin e saj.
– Bebja pas muajit të gjashtë duhet të hajë dy racione plot proteina, të cilat gjenden në bishtajore, qiqra dhe pure humusi – thotë në vazhdim dr. Cannon.
Bebes i është e nevojshme energjia, por edhe kaloritë. Të gjitha këto janë të mundshme në shfrytëzimin e drithërave integrale, vetëm që është me rendësi të shtoni sasinë e tyre.
Shumë vitamina dhe minerale të cilat i përmban mishi, gjenden edhe në drithëra dhe perime. Për shembull, perimet me gjethe të gjelbra të errëta, siç është spinaqi, përmbajnë mjaft hekur, prandaj nuk është e nevojshme që në racione të përfshini produktet e mishit.
Qumështi i lopës përmban kalcium, mirëpo nëse jeni vegjetarian dhe fëmijën tuaj e mbani në atë dietë, atëherë duhet do të shmangni këtë artikull. Kalciumi mund të kompensohet gjithashtu me përdorimin e perimeve me fletë të gjelbra.
Mirëpo, përqendrimi i kalciumit në to është më i vogël, prandaj pothuajse çdo ditë duhet patjetër të ketë në racionin e drekës. Në atë mënyrë eshtrat e fëmijës suaj do të zhvillohen njësoj mirë si edhe eshtrat e atij fëmije që ushqehet me mish.
Vitamina B12 është e nevojshme të kompensohet duke përdorur suplemente në mënyrë fëmijës t’i mundësohet rritje e drejtë.
Ndonëse ekspertët rekomandojnë që bebes midis muajit të gjashtë dhe një viti duhet t’i japin edhe vitaminat A, C dhe D.
Të tjera
Aktuale
Ambasadori Britanik në Kosovë: Kosova ka nevojë urgjente për një Kuvend dhe qeveri funksionale
Edhe sot sikurse të martën Kuvendi
Aktuale
Arrestohet Dardan Molliqaj
Njësia e Reagimit të Shpejtë e
Aktuale
Policia arreston një 74-vjeçar në veri të Mitrovicës, dyshohen për ‘bixhoz dhe skema piramidale’
Policia ka zhvilluar një aksion policor