Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka dërguar një makinë për mjekët ukrainas të cilët gjenden në vijën e parë të frontit.
Siç shkruan “The Telegraph”, dorëzimin e automjetit tek mjekët e ka bërë nëna e këngëtares.
Lidhur me këtë veprim të këngëtares me origjinë nga Kosova ka pasur reagime edhe nga zyrtarë ukrainas.
Anton Garashchenko ka thënë se vetura do të përdoret për evakuime dhe detyra operative në zonën e luftimeve.
“Fondet u mblodhën në një aktivitet bamirësie të organizuar nga Service95, një platformë e themeluar nga Dua Lipa. Paratë u transferuan në Driving Ukraine, e cila pajis automjete për mjekët dhe personelin ushtarak”, ka shkruar ai.



Të tjera
Aktuale
Kjo është lista e 110 kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit (Emrat)
“Kjo është lista fituese
Lajme
Reagon Bajrami: Jam numër 12 në listë pas disa njerëzve që e kanë luftuar LDK-në
Hykmete Bajrami nga LDK-ja, ka thënë
Aktuale
Ekskluzive: Kjo do të jetë top 10-shja e parë e LDK-së
Me përfundimin e sotëm të afatit