Ministria e Jashtme e Izraelit ka shpërndarë një informacion për medie lidhur me pasurinë neto të tre prej liderëve të Hamasit. Sipas të dhënave të kësaj ministrie pasuria neto e 3 liderëve të Hamasit është kjo:
Abu Marzuk, 3 miliardë dollarë;
Khaled Mashal 4 miliardë dollarë;
Ismail Haniyeh 4 miliardë dollarë.
Qarkullimi vjetor i Hamasit: 1 miliard dollarë.
Ndërsa banorët e Gazës janë të privuar nga nevojat bazë, Hamasi përdor ndihma dhe fonde për të mbushur xhepat e tyre, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Izraelit, përcjellë Botapress.