Analisti Ilir Mirena tha se dtaft-statuti për Asociacionin është dokument shumë i keq për të ardhmen e Kosovës.
Sipas tij, me Asociacionin po rikthehet rezoluta 1244.
“Spo e përmend rikthimin e rezolutës 1244. Mas kaq vite po rikthehet në tekste të këtij lloji rezuluta 1244, ne kemi mendu që është diçka e tejkalume, me këtë dokument po kthehet”, tha Mirena në Pressing, transmeton Express.
“Një dokument kaq i rëndësishëm për të ardhmen e vendit nuk po publikohet, e nuk po del në debat publik, nuk po diskutohet as në Kuvend, prej atyre që e kanë pa të parët këtë dokument, por po duhet përmes kanaleve krejt tjera dhe jozyrtare me dalë në publik. Kjo po bëhet për arsye të thjeshtë se ky dokument është i keq për Kosovën. Me kanë dokument i mirë, Albin Kurti se kish lanë Burim Ramadanin me publiku këtë. Ai e kish marrë vetë i pari kish dalë në konferencë për shtyp, qysh del për ngjarje të parëndësishme”.
“Unë e shoh si një dokument të keq”, tha analisti Mirena.
Më pas, në debat u përfshi edhe juristja Gjyljeta Mushkolaj, e cila tha se ky draft-statut është interpretimi më i mirë deri më tani për Asociacionin.
Gjyljeta Mushkolaj: E kemi interpretimin më të mirë për Asociacionin, u desht me ardhë në pushtet Albin Kurti dhe me i heq krejt rreziqet e Asociacionit, u desht me bo ndryshime, tha ajo.
“Ky është një krijesë, e jo Asociacion, më e mirë se e 2013-ës, ajo ka qenë më shume rreziqe”, shtoi ajo.
Por Mirena e kundërshtoi.
Ilir Mirena: Ky është një pushtet paralel që po i futet Kosovës brenda. Ky ka me qenë një trup e Serbisë brenda shtetit të Kosovës. Me këtë draft, Zajednica e Albinit vec FSK s’ka me pas.