Gazetari dhe analisti Ilir Mirena thotë se opozita e ka mundësinë që vetëm të shikojë se çfarë veprimesh po bën i përzgjedhuri i popullit, Albin Kurti.
Mirena në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se mund të mos marr përgjegjësi, pasi populli i ka ndëshkuar ata.
“Opozita munet me thënë që tash nuk kanë përgjegjësi. Munet me thënë lirisht, se qytetarët na kanë ndëshku neve, duke ia dhënë 51 për qind Albin Kurti. Opozita e ka luksin me i shti eshtë në lesh, edhe vec me i kqyr seri cka po bën i përzgjedhuri i popullit”.
Sipas tij, opozita ka vepruar mirë kur i shkoi në takim Kurtit, anipse ky i fundit thotë se i poshtëroi ata duke i ulur në atë pozicion dhe përball ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Opozita e tregoj një gjest të mirë, vullnet të mirë, shkoj në takim, Memli Krasniqi i dërgoi letër publike, ndërsa ai(Kurti) shkoi i poshtëroi aty, prej pozicionimit qysh i uli aty, ku në krye të vendit e uli ministrin e Brendshëm. Në këso takime, bëhen në takime të rrumbullakta, e jo ti me i qit para Xhelalit aty”.