Gazetari Ilir Mirena e ka komentuar takimin në Bruksel mes Albin Kurtit, Aleksandar Vucic, Miroslav Lajcak dhe Josep Borell. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nga ushqimi e deri te pjesëmarrësit gjithçka ka qenë kalorike, transmeton Gazeta Botapress.
Takimi i djeshëm e i shumë pritur mes Kosovës dhe Serbisë në fund përfundoi pa ndonjë marrëveshje të arritur. Dhe, siç tha pas takimit në konferencë për media përfaqësuesi i lartë i BE’së për politikë të jashtme, Josep Borell të dyja palët do të mbajnë përgjegjësi nëse eskalon situata.
Para pak çaste edhe gazetari, Ilir Mirena reagoi për këtë takim. Ai ironizoi duke thënë se gjithçka dje ishte pa vlera ushqyese dhe të dëmshme për shëndetin, fizik dhe mendor.
”Ushqimi super kalorik, pijet super kalorike, pjesmarresit super kalorik – gjithçka pa vlera ushqyese dhe te demshme per shendetin, fizik dhe mendor,” shkroi ai.
Duhet theksuar se, për takimin e mbajtur dje ka reaguar edhe zëdhënësi i Departamenti të Shtetit të Amerikës, Ned Price. Ai ka thënë në konferencën e përditshme për shtyp se Uashingtoni po e ndjek me vëmendje dhe përparësi situatën. /Botapress.info/